Ajaxi në kërkim të një trajneri, kthen sytë te ndihmësi i Klopp
Gjiganti holandez, Ajax është në kërkim të një trajneri për sezonin e ri 2024/25.
Siç bëhet e ditur nga gazetari Paul Joyce, ndihmësi i Jurgen Klopp te Liverpooli, Pep Ljinders po konsiderohet si njëri nga emrat për të marrë drejtimin e skuadrës së Ajaxit.
Ljinders është duke u konsideruar nga krerët e Ajaxit, por që ende nuk është marrë ndonjë vendim.
Sigurisht, Ljinders do të largohet nga Liverpooli me Kloppin, dhe në asnjë rast nuk do të qëndrojë te gjiganti anglez.