​Ngjarjet e datës 28 mars

Komisioni për Shëndetësi mban diskutim për organizimin e tryezës për shëndetin oral. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 09:00)

Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme – themelimi i Komisionit hetimor parlamentar për procedurat e prokurimeve të negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë, në ministri dhe ndërmarrje publike qendrore. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë, ora 10:00-16:30)

Me rastin e 25-vjetorit të masakrës në Izbicë, Komuna e Skenderajt do të organizojë tubim përkujtimor. (Kompleksi Përkujtimor Izbicë, ora 10:00)

Kuvendi Komunal i Gjilanit mban mbledhjen e radhës. (Salla e mbledhjeve, Kuvendi Komunal Gjilan, ora 10:00)

Kuvendi Komunal i Rahovecit mban mbledhjen e radhës. (Kuvendi Komunal Rahovec, ora 10:00)

Komuna e Rahovecit organizon nderime për dëshmorët Enver Duraku dhe Shefki Thaqi. (Te vendi i rënies në malet e Gallushës, mbi fshatin Iliron-ish-Doberdelan, ora 11:00)

Vazhdimi i seancës plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)

Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike mban konferencën e projektit “Promovimi i dialogut ndëretnik në pushtetin lokal”. (Qendra e Energjisë Qytetare, Mitrovicë Veriore, ora 12:00)

Mbahet Panairi i universiteteve zvicerane. Folës special – ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jurg Sprecher. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë, ora 16:00-20:00)

Back to top button