Serwer: Kam frikë që SHBA i ka premtuar Beogradit krijimin e Asociacionit

Komisioni për politikë dhe demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miratoi raportin për Kosovën, duke u hapur rrugën hapave të ardhshëm drejt anëtarësimit në këtë Këshill. Pas këtij vendimi, profesori i njohur amerikan, Daniel Serwer ka shfaqur frikën se Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë premtuar Serbisë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Kam frikë se amerikanët i kanë premtuar Asociacionin Beogradit dhe nuk duan të marrin përgjegjësi nëse nuk ndodh. SHBA nuk është në Këshillin e Evropës, por ndikimi i saj do të jetë i fortë mes disa prej shteteve evropiane, përfshirë Francën”, ka shkruar Serwer në platformën X.

Back to top button