Pa gola mes Prishtinës e Ballkanit, Malisheva barazon me Dritën

Kanë përfunduar që të dy ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës, ku në të dyja përballjet nuk ka fitues.
Pas më shumë se 90 minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Sami Kelmendi” të Lipjanit, Prishtina ka barazuar 0:0 me Ballkanin, raporton KosovaPress.
Të dy skuadrat kishin rastet e tyre për ta gjetur golin, por që iu mungoi, ndërsa portierët ishin në nivelin e tyre duke mbajtur portat e paprekura.
Ndërkaq, me barazim përfundoi edhe ndeshja që u zhvillua në stadiumin “Liman Gegaj”. Malisheva ndau pikët me Dritën duke barazuar 1:1.
Golin për vendasit e shënoi Altin Aliu (minuta e 23’), kurse te Drita golashënues ishte Ensar Huruglica në minutën e 10’.
Rezultatet finale:
Prishtina 0:0 Ballkani
Malisheva 1:1 Drita