Konfiskohen armë e municion në Malishevë, dy të ndaluar

Stacioni Policor në Malishevë, pas pranimit të një informate për përdorim të armës së zjarrit, ka siguruar urdhër për kontroll nga gjykata, i cili është zbatuar më datën 5 prill 2024 në vendbanimet e dy të dyshuarve në Turjakë të Malishevës.
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar dy armë zjarri të gjata, dy armë zjarri të shkurtra, të llojit pistoletë, një armë zjarri e shkurtër për sinjalizim me zë, e llojit revolver, një armë zjarri e shkurtër për sinjalizim me zë, një armë zjarri e shkurtër (artizanale), 52 copë fishekë dhe katër karikatorë.
Pas intervistimit të të dyshuarve, me vendim të prokurorit të shtetit të njëjtit janë ndalur në mbajtje, si dhe është iniciuar rasti mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm.