Kaloni te përmbajtja kryesore

Peci: Nëse Asociacioni nuk shkon tash në Kushtetuese, anëtarësimi i Kosovës në KiE shtyhet për një vit

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, në emsionin “Click” në RTV21 në tha se armiku i Asociacionit është vet presidenti serb Aleksandër Vuçiq.

“Ai krejt këtë punë është duke e bërë që Asociacioni mos të bëhet, ai e do ndajren e Kosovës edhe do me tregu që Kosova nuk zbaton kurgjo, edhe asnjë zgjidhje tjetër përpos një autonomie të fortë territoriale edhe ato veç veriu, i cili më pastaj mund t’i bashkohet Serbisë”, tha Peci duke shtuar se pjesë e këtij skenari ka qenë sulmi i Banjskës.

Ai përmendi se bashkësia ndërkombëtare për dy vjet radhazi ka kërkuar nga Kosova ta krijojë draftin për Asociacionin, e siç tha Lulzim Peci kur e nuk u bë një gjë e tillë ata e krijuan vet draftin.

“Na nuk mundemi me shfajësu vetën prej përgjegjësisë politike dhe shtetërore që e kemi pasur në bërjen e Asociacionit edhe tash duhet me u ballafaqu me realitetet politike, vendet e QUINT-it ia kanë kumtu këtë kryeministrit, kryeministri e din, edhe një herë po e përsëris nëse tash nuk shkon në Gjykatën Kushtetuese me aq sa kam informacion votimi shtyhet për një vit, e për një vit sa uji shkon nën ure dhe sa situata mund të vijnë atëhërë është punë tjetër, edhe çka humbim në ndërkohë edh eçfarë mundësi tjera mund të na dalin prej dorës nëse ne nuk tani nuk e fitojmë Këshillin e Evropës”, tha ai, duke shtuar se anëtarësimi në këtë këshill është i rëndësishëm jo vetëm për shkak të të drejtave të njeriut por se siç u shpreh Peci Kosova po anëtrësohet si shtet evropian në insitucionin më të vjetër të Evropës./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button