Tahiri: Në seancën e së enjtes do të diskutohet raporti i DASh për korrupsion

(Lajm i përditësuar)
Tahiri: Në seancën e së enjtes do të diskutohet raporti i DASh për korrupsion
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se të enjten në seancë plenare do të debatohet për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit.
Në një konferencë për media pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, Tahiri tha se për herë të parë raporti i DASh e targeton Qeverinë si një institucion që ka probleme serioze me korrupsion.
“Në këtë dite do të debatojmë për raportin e DASh-it për gjetjet që kanë ndodhur. Aty do të kemi një ballafaqim mes pozitës dhe opozitës. Ajo që mund të them është se seanca e radhës e të enjtes fokusin kryesor do të ketë një raport. Raport ky që në esencë për herë të parë targeton qeverinë si një institucion i cili ka probleme serioze me ceshtjen e korrupsionit mirëpo edhe me çështje tjera. Në të njejtën kohë kërkojmë që kryeministri të jep llogari”, deklaroi ai.
Ndërkaq, duke folur për Asocacionin e Komunave me shumicë serbë, ai tha se i njëjti nuk është kusht për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, teksa theksoi se krerët e shtetit e kanë pranuar Asociacionin.
“Raporti i raportueses së Kosovës për Kosovën e saktëson që Kosova i ka përmbush kushtet. Votimi ka ndodhë, unë mendoj qe Kosova e meriton të ketë ftesën për të qenë anëtare e Këshillit të Evropës. Asociacioni në raport nuk është kusht, qeveria duhet të ketë shumë kujdes që anëtarësimi i Kosovës është paradhoma e anëtarësimit euroatlantik”, deklaroi ai.
Më tej, ai tha se shumica parlamentare e ka dështuar Kodin Civil, teksa theksoi se si AAK kanë qenë kundër.
Tahiri: Asociacioni nuk është kusht për anëtarësim në KiE
Kryesia e Kuvendit sot gjatë ditës ka mbajtur mbledhjen e radhës.
Para mediave është prononcuar shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri i cili tha se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, nuk është kusht për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
“Kosova i ka përmbushur kushtet dhe ftesën duhet ta merr më 16 ose 17 maj. Unë jam pjesë e delegacionit, votimi ka ndodhur. 131 deputetë kanë votuar pro. Mendoj që Kosova e meriton kërkesën për të qenë anëtare e KiE. Asociacion në këtë raport nuk është kusht. Ajo i lihet në diskrecion Komitetit të Ministrave. Qeveria duhet të ketë kujdes që anëtarësimi i Kosovës është paradhoma e anëtarësimit euroatlantik. Ne si opozitë nuk kemi komunikime me deputetë. E shohë që ka një presion serioz ndaj Kosovës në raport me këtë temë. Kosova nuk duhet ta humbë rastin të jetë anëtarja e 47-të e Këshillit të Evropës. Raporti i Bakoyannis nuk e kushtëzon anëtarësimin e Kosovës me themelimin e Asociacionit”, tha Tahiri.
Tutje, Tahiri shtoi se liderët e Kosovës e kanë pranuar Asociacionin.
Shefi i deputetëve të AAK-së shtoi se kjo parti do të jetë kundër Kodit Civil.
“Kodi Civil, edhe kur diskutohet kurrë nuk ka qenë kushtëzim. AAK është deklaruar që është kundër, shumica e ka bllokuar këtë zbatim. Se çka do të ndodh nuk është përgjegjësi e Aleancës ne kemi pasur pozicion kundër dhe kundër jemi”, tha shefi i GP-së të AAK-së.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?