Dy të lënduar në një aksident në magjistralen Duhël-Suharekë

Dy perosna janë lënduar në një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suharekë.

Lajmin për media e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Me datë 04.05.2024 rreth orës 13:30 është raportuar për një vetaksident në magjistralen Duhël-Suharekë. Një ngasës ka humbur kontrollin e automjetit-kamion dhe kamioni ka dal jashtë rruge. Nga aksidenti dy persona kane pësuar lëndime të lehta trupore, (ngasësi dhe pasagjeri)”, tha Bytyqi.

Back to top button