Kaloni te përmbajtja kryesore

Përveç QUINT’it, Kurti sot i pati në zyrë edhe 4 ambasadorë tjerë -temë anëtarësimi në KiE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se ka takuar edhe ambasadorët e Francës, Britanisë së Madhe, Italisë, SHBA-së dhe Bashkimit Evropian.

Ai ka bërë të ditur se ky takim është bërë në lidhje me takimin që nesër e kanë zëvendësministrat e Këshillit të Evropës për ta përpiluar agjendën, ku potencialisht mund të vendoset edhe futja e Kosovës në agjendë për t’u hedhur në procesin e votimit për t’u bërë pjesë apo jo e KiE.

“Pas takimit me ambasadorët e QUINT-it dhe BE-së, kam takuar dhe ambasadorët e Holandës, Suedisë dhe i Belgjikës dhe të Finlandës në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në @coe. Shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e tyre të bazuar në vlerë dhe të pakushtëzuar gjatë gjithë procesit të anëtarësimit dhe në përputhje me @PACE_Neës rekomandim”, ka shkruar Kurti në platformën “X”.

Kurti ka thënë se ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e këtyre shteteve në përkrahjen e Kosovës për t’u bërë pjesë e KiE./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button