Muhaxheri: Maqedonia ka qenë pro Kosovës, nëse bëhet mike e Serbisë do të ketë ndikim negativ

(Lajm i përditësuar)
Muhaxheri: Maqedonia ka qenë pro Kosovës, nëse bëhet mike e Serbisë do të ketë ndikim negativ
Tutje në emisionin “Click” analisti Artan Muhaxheri ka folur edhe rreth zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, ku u shpreh se Maqedonia çdo herë ka qenë pro Kosovës, ndërsa presidentja Davkova e cila po prinë në zgjedhjet e sotme do të bëhet mike e Serbisë dhe kjo do të ketë ndikim negativ në secilën iniciativë rajonale.
“Maqedonia çdo herë ka qenë pro Kosovës, u pa edhe në institucione ndërkombëtare pra u pa edhe presidenti Pendarovski ja ka dhënë të gjitha projekteve integruese dhe realisht ka qenë një mik i Kosovës, ndërsa tash presidentja Davkova do të bëhet mike e Serbisë dhe kjo do të ketë ndikim negativ në secilën iniciativë rajonale, pra Serbia do t’a ketë Maqedoninë dhe përderisa viteve të fundit Mqedonia ka qen aleate edhe e Shqipërisë edhe e Kosovës edhe e bashkësisë ndërkombëtare tash do të ndryshoj për të keqen tonë dhe sinqerisht se si mund të përkrahet një opsion i tillë”, u shpreh Muhaxheri.
Muhaxheri: Pas ditës së sotme çdo debat për asociacionin është absurd
Analisti Artan Muhaxheri në emisionin “Click” në RTV21 ka folur rreth temës “Kurti i thotë jo asociacionit: a e mbylli derën e kie?”, ku u shpreh se sot Kurti ka bërë një gjë shumë të pandershme dhe një gjë shumë jo lideriste që e ktheu Kosovën në pikën zero.
“Sot Kryeministri Kurti e bëri një gjë shumë të pandershme dhe një gjë shumë jo lideriste që e ktheu në pikën zero. Unë mendoj që pas ditës së sotme çdo debat për asociacionin është absurd është i pakuptueshëm, nuk kemi çka me bisedu sepse Kreyministri Kurti po thotë as nuk ka, do të thotë ai nuk ka asnjë gjë për asociacionin duhet të filloj realisht nga zero”, tha Muhaxheri.
Tutje ai shtoi se Kurti sot ka ofendruar edhe miqt e Kosovës, Gjermaninë dhe Francën pasi i ktheu ata në armiq.
“Nuk ekziton është një non-paper po gjithkush që ka shkru apo ka lexu non paper e din që ajo nuk ka të bëjë non paper me këtë, pra isjte një kështu një asht për me iu qitë ëkshtu njerëzve, ndoshta jo asht po një karem që të merren tash me të pra që të kthehen te gjeneza sepse Kurti këtë e ka stil pra dhe vazhdimisht thotë se edhe marrëveshja e Ohrit nuk është valide, pra bisedon bisedon në Bruksel pastaj vjen e thotë jo po ajo nuk është valide. Sot i ka ofendu shumë rëndë Gjermaninë dhe Francën sepse i shndrroj në armiq tha unë kam prit bllokada nga armiqt jo nga miqt ku në një aspekt e vendos shenjën e barazisë në mes tyre”, shtoi Peci./21Media