Kurti do të marrë pjesë në Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të marrë pjesë në Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.
Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për media ku thuhet se takimi do të zhvillohet më 16 maj.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti merr pjesë në Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian që do të mbahet të enjten, më 16 maj në Kotor (Hotel Hyatt Blue Bay), gjatë të cilit liderët e vendeve të rajonit, përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara do të diskutojnë Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor”, thuhet në komunikatën për media./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?