Kaloni te përmbajtja kryesore

Lushtaku: Limaj mund të jetë pjesë e listës së PDK-së

Anëtari i Kryesisë së Partia Demokratike e Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka paralajmëruar se kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, mund të jetë pjesë e listës së PDK-së për zgjedhjet e qershorit.

Ai ka thënë për RTV21 se ende nuk ka një vendim përfundimtar, por emri i Limajt është përmendur në mbledhjen e djeshme të Kryesisë së PDK-së, dhe se çështja pritet të qartësohet deri më 12 maj, kur përfundon afati për dorëzimin e listave në KQZ.

Lushtaku është shprehur se personalisht e mbështet rikthimin e Limajt në PDK.

“Për mendimin tim personal, Fatmir Limaj është një njeri që është ndër themeluesit e PDK-së dhe ka kontribuar shumë. Ai mund të jetë pjesë e PDK-së, por duhet të pritet deri në datën e fundit. Ka diskutime, kemi pasur një mbledhje dje ku kemi zhvilluar bisedime dhe emri i tij është përmendur, por derisa nuk kemi një kërkesë zyrtare prej tij”, tha Lushtaku.

Sipas tij, vendimi për rikthimin e Limajt i takon Kryesisë.

Sipas Lushtakut, PDK në zgjedhej do të garoj e vetme pa koalicone, por se lista e saj do të përmbaj ”befasi” të shumta.

“PDK është mjaftueshëm e fortë, por sigurisht që ka nevojë që të mund të hyjnë në kuadër të listës së PDK-së. Dera jonë është e hapur dhe do të bisedojmë për figura publike që kanë ndikim në fusha të ndryshme”, tha Lushtaku./RTV21/21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button