Policia njoftohet për një rast të dhunës në familje, gjen arsenal armësh në shtëpinë e të dyshuarit

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në stacionin Policor në Prizren, ka pranuar informacion se në fshatin Zojz te Prizrenit është një rast i dhunës në familje.

Njësitet policore menjëherë i janë përgjigjur rastit duke lokalizuar, identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin XH.A. (viti i lindjes 1973) i cili dyshohet se pas një mosmarrëveshje familjare, ai e ka rrëzuar tavolinën e bukës dha ka lënduar gruan dhe djalin e tije.

“Sektori i hetimeve të Stacionit Policor Prizren VERI, gjatë hetimit të rastit ka gjetur prova se i dyshuari posedon edhe armë pa leje dhe gjatë kontrollit ne shtëpinë e tije është gjetur dhe sekuestruar ne cilësinë e provave materiale këto armë: Një AK47-Lloji i pa njohur, dy granata dore-Lloji i pa njohur, një raketa hedhes-Lloji i pa njohur, dy predha te raketa hedhësit-Lloji i pa njohur, katër fishek kalibri i pa njohur”, ka shkruar Policia e Kosovës në “Facebook”.

Tutje bëhet e ditur se prokurori i shtetit ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ‘‘Kanosje ’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’./21Media

Back to top button