Krasniqi takoi Hovenierin: E njoftova me arsyet e kërkesës tonë për zgjedhje të parakohshme

Lideri i PDK-së Memli Krasniqi njoftoi se është takuar sot me ambasadorin e SHBA-së, Jeffrey Hovenier. Ai tha se diskutuan për zhvillimet e fundit në vend.

“Ambasadorin Hovenier e njoftova me qëndrimet e PDK-së rreth këtyre zhvillimeve dhe me arsyet e kërkesës tonë për zgjedhje të parakohshme. Ne besojmë se vendi është në stagnim të plotë dhe ata që po e pësojnë më së shumti janë qytetarët tanë.”, shkroi Krasniqi në Facebook./21Media

Back to top button