Njoftimi i Kosovës për draft-statutin për Asociacionin, Vuçiq thotë se është “mashtrim të radhës”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, reagoi pas njoftimit të Kosovës se synon ta hartojë një draft-statut për themelimin e një Asociacioni të komunave me shumicë serbe në vend. Ai tha se ky është “mashtrim dhe përpjekje joserioze” nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti.
Vuçiq tha në samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe atyre të BE-së, që po mbahet në Kotorr, se Kosova nuk mund ta bëjë një draft-statut të tillë pa pajtimin e shtetit fqinj.
“Kush jeni ju ta dorëzoni këtë tekst [draft-statut]? Marrëveshja e Brukselit është mjaft e qartë, se ai duhet të bëhet me pajtimin e Serbisë, apo nëse ne pajtohemi, siç jemi pajtuar kontekstualisht, konceptualisht dhe në parim se duhet të jetë një tekst i dorëzuar nga BE-ja”, tha Vuçiq,
Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, tha se “po ndodh një tentim i madh për mashtrim” dhe se letra u dërgua në çastin e fundit, para takimit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës këtë javë.