Osmani: Faleminderit Allen për rikonfirmim të mbështetjes amerikane

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar një video nga konferenca e përbashkët me Nënsekretaren amerikane të Shtetit për Diplomaci Publike, Liz Allen.
“”Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara ndaj popullit të Kosovës si kurrë më parë!” Faleminderit Nënsekretare Allen për këtë rikonfirmim të mbështetjes amerikane, për miqësinë dhe për përkushtimin që ta forcojmë edhe më shumë aleancën tonë të përjetshme!”, ka shkruar Osmani në Facebook.