Hamza: Mërgimtarët janë shtyllë e pamohueshme ekonomike

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza ka thënë se mërgimtarët janë shtyllë e pamohueshme ekonomike.
Gjatë një vizite të zhvilluar në Zvicër të dielën, Hamza ka thënë se mërgimtarët gjithashtu janë mbështetës në rrugën e pakthyeshme evropiane të Kosovës.
“Të rinj e të reja dhe familjarë që lanë Kosovën në rrethana të ndryshme, duke u ndarë në dysh me pjesën tjetër për një jetë më të mirë, sot janë zëri ynë në botë, janë edhe shtyllë e pamohueshme ekonomike dhe mbështetës në rrugën e pakthyeshme evropiane të Kosovës”, ka shkruar Hamza./21Media