AAK-ja të premten kërkon shkarkimin e Kurtit e jo shpërbërjen e Kuvendit

Shpërndarja e Kuvendit të Kosovës, nuk është opsion për Aleancën e Ardhmërisë së Kosovës (AAK).

Shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Besnik Tahiri, ka thënë se të premten do ta prezantojnë një mocion ku do kërkohet shkarkimi i kryeministrit Albin Kurti, i cili sipas tij për tre vjet qeverisje ka dështuar në secilën fushë.

“Të premten në ora 13, do të jetë ballafaqimi i vërtetë mes aleancës dhe opozitës me Kurtin… Është debat parlamentar që e kemi thirrë për tri vjet dështim, duhet ta zbardhim me argumente. E kemi propozu një mocion 8 faqesh ku tregojmë që kjo qeveri ka dështuar në trajtimin e çështjeve të brendshme, në veçanti me ato që lidhen me zhvillimin ekonomik, me investime publike, në infrastrukturën rrugore, në ngritjen e pensioneve, pagave, ka dështuar në ligjin për sigurime shë2ndetësore, s’kanë qenë në gjendje me pru që tri vjet e disa muaj”, tha ai.

Tahiri tha se nuk do ta përkrahin një mocion për shpërndaje të Kuvendit, për shkak se sipas tij me anë të tij tentohet që deputetëve t’u vihet faji për dështimet e Qeverisë.

Tahiri u shpreh se mocioni për shpërndarjen e Kuvendit është tentim i Kurtit për t’u viktimizuar dhe për ta shpërndarë fajin te Kuvendi.

E vetmja zgjidhje sipas tij është shkarkimi i kryeministrit Albin Kurti.

Back to top button