Kaloni te përmbajtja kryesore

Ngrihet aktakuzë ndaj dy personave për “nxitje të përçarjes dhe mosdurimit”

Prokuroria Speciale, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër dy të pandehurve me inicialet N.B dhe L.Z të nacionalitetit serb për shkak të veprës penale ‘’Nxitja e përçarjes dhe mos durimit’’.

Kjo u bë e ditur nga vetë Prokuroria Speciale përmes një komunikate për media.

“Prokuroria Speciale njofton se aktakuza kundër dy të pandehurve të lartcekur është ngritur për shkak të veprës penale ‘’Nxitja e përçarjes dhe mos durimit’’ nga neni 141 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 dhe neni 31 të KPRK-së”, thuhet në komunikatë për media./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button