Borrell takohet me ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell është takuar me ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, me grupet “Miqtë e Ballkanit Perëndimor” dhe “Strategjinë e Rajonit të Danubit”.
Borrell është shprehur i gëzuar për këtë takim, dhe thotë se u diskutua si të ndërtohet një Evropë më e bashkuar.
“Gëzohem që takohem me ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, grupin “Miqtë e Ballkanit Perëndimor” dhe “Strategjinë e Rajonit të Danubit”. Ne diskutuam se si të ndërtojmë një Evropë më të bashkuar së bashku. Faleminderit ministrit të jashtëm austriak, Alexander Schallenberg qe na mblodhi në Austri këto ditë”, shkroi Borrell në platformën “X”.
Glad to meet with Foreign Ministers from the Western Balkans, the “Friends of the Western Balkans” group, and the “Danube Region Strategy”.
We discussed how to build a more united Europe together.
Thank you @a_schallenberg for gathering us in Austria these days. pic.twitter.com/yy21SYppdr
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) June 21, 2024