Disa të vrarë nga sulmet në sinagoga dhe kisha në Dagestan të Rusisë

Disa policë, disa civilë dhe një prift kanë mbetur të vdekur si pasojë e sulmeve ndaj oficerëve të policisë, kishave dhe sinagogave në republikën e Kaukazit Verior të Rusisë, Dagestan.
Të dielën burrat e armatosur kanë shënjestruar qytetet Derbent dhe Makhachkala gjatë festivalit ortodoks, Pentecost.
Të vdekurit përfshijnë më shumë se 15 oficerë policie dhe disa civilë. Gjashtë nga sulmuesit janë vrarë dhe policia është duke i kërkuar të tjerët.
Dy kisha dhe dy sinagoga janë shënjestruar në sulmet e së dielës. Një prift i kishës ortodokse është vrarë në Makhachkala, qyteti më i madh i Dagestanit.
Sulmuesit nuk janë identifikuar akoma. Lideri republikan i Dagestanit, Sergei Melikov ka shpallur tri ditë zije, duke nisur nga e hëna.
“Ne e kuptojmë kush është pas organizatës së sulmeve terroriste dhe për qëllimet e tyre”, ka thënë Melinkovi.
Dagestani, një nga pjesët më të varfra të Rusisë, është republikë me shumicë myslimane.
Midis viteve 2007 dhe 2017, një organizatë xhihadiste e quajtur Emiratet e Kaukazit dhe më vonë Emirati Islamik i Kaukazit, ka organizuar sulme në Dagestan dhe republikat fqinje ruse të Çeçenisë, Ingushetisë dhe Kabardino-Balkaria.