Basha-Stanos: Hajgarexhi, skuqu pak se mu po më vjen marre për ty

Deputeti i VV-së, Dimal Basha, i ka reaguar zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, pas deklaratavetë këtij të fundit për Banjskën.

Basha e ka quajtur atë “hajgarexhi”.

Ai ka shtuar se Radojçiqi “e ka pranuar me gojë të vet”.

“Kqyre këtë hajgarexhinë, Për Kosovën masa pa asnjë arsye, e kurrfarë raporti! Për Serbinë asnjë masë per sulmin terrorist, sepse po presin raport, edhe pse Radojçiçi e ka pranu me gojë t’vet!”

Në fund Basha ka shkruar: “Bile skuqu pak, se mu po m’vje marre për ty!”

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë se për “të proceduar” me veprime për sulmin terrorist në Banjskë duhet të finalizohet raporti i hetimeve nga autoritetet e Kosovës.

Stano: Kosova përgjegjëse për të hetuar sulmin në Banjskë, BE-ja ende s’ka rezultate

Back to top button