Kaloni te përmbajtja kryesore

​Euro 2024: Austria lidere e grupit pas fitores kudër Holandës, Franca barazon me Poloninë

Kanë përfunduar që të dy ndeshjet e Grupit D të Kampionatit Evropian Euro 2024, ku tanimë janë mësuar kombëtaret që kanë siguruar kualifikimin tutje.

Pas më shumë se 90 minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Signal Iduna Park” të Dortmundit, Franca barazoi me Poloninë 1:1, me golat që u shënuan nga Kylian Mbappe dhe Robert Lewandowski.

Ndërkaq, krahas kësaj ndeshje u zhvillua edhe super dueli mes Holandës dhe Austrisë, ku kjo e fundit fitoi 3:2.

Me pikët e reja, Austria e mbyll Grupin D si lidere me gjashtë pikë, një më shumë se Franca në vendin e dytë, kurse Holanda zë vendin e tretë me katër pikë, ndërsa Polonia në vendin e fundit me një pikë.

Austria dhe Franca kualifikohen tutje, ndërsa Holanda është në pozitën e parë në tabelën e kombëtareve më të mira që pozicionohen në vendin e tretë, dhe ka shumë gjasa që të kualifikohet tutje.

Rezultatet finale:

Holanda 2:3 Austria

Franca 1:1 Polonia

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button