Miftaraj: VV po i harton keq me qëllim ligjet kundër korrupsionit, ose nuk dinë me i hartu

Juristi, Ehat Miftaraj, pas rrëzimit të Ligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Paluajtshme nga Gjykata Kushtetuese, ka thënë se ka fituar një bindje që VV po harton me qëllim keq ligjet që e luftojnë korrupsionin.
Aij ka thënë se po frikësohet për vete se mos po iu konfiskohet pasuria e paligjshme.
“E kam fituar nje bindje se LVV po i harton me qellim keq ligjet qe e luftojne korrupsionin se po tuten per vete se mos iu konfiskohet pasuria e paligjshme. Ose nuk e hartojne Strategjine kunder Korrupsion se mos po zbatohet e njejta ne praktike e po ua prish pazaret”, Miftaraj.
Ai tha se mund të jetë edhe fakti se janë “të padijshëm shumë me ditë me hartu ligje apo politika ne baze te Kushtetutes dhe ligjit”.