Kaloni te përmbajtja kryesore

AGK reagon ndaj deklaratave të deputetit Dimal Basha për mediat

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas deklaratave të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ndaj mediave dhe aktivistes Flutura Kusari.

“Kjo qeveri është e vetmja qeveri që ua ka ndalë komplet tagjinë dhe asnjë cent nuk iu shkon më mediave. Kështu që, me dashtë me i kap kish vazhdu avazin e vjetër. Por, ndryshimi tregon se ne nuk jemi të asaj rruge dhe nuk kemi synim me kap”- ka thënë Basha.

Sipsa AGK-së, Basha, ka vazhduar sot sulmet e paprecedent ndaj mediave në Kosovë dhe aktivistëve të shoqërisë civile.

Këtë AGK e konsideron si një sulm të papranueshëm ndaj lirisë së mediave dhe pluralizimit medial në Kosovë.

Basha në fjalën e tij ka përmendur edhe juristen e medies në ECPMF, aktivisten Flutura Kusari.

AGK thotë se sulmi ndaj Kusarit është sulm i papranueshëm, i rrezikshëm dhe me bazë gjinore.

“Akuzat e zotit Basha nga foltorja e Kuvendit e vënë në rrezik sigurinë e zonjës Kusari, dhe kanë për qëllim heshtjen e zërave kritikues të shoqërisë civile. Zonja Kusari bashkë me përfaqësues të Bordit të AGK-së dhe akterë të tjerë të medies dhe shoqërisë civile kanë dhënë vërejtjet e tyre për Ligjin e KPM-së në kuadër të Forumit për Integritetin e Informacionit të NDI”- thuhet në reagimin e AGK-së.

Asociacioni Gazetarëve thekson se zyra e Bashkimit Europian në Kosovë, Komisioneri për të Drejtat e Njeriut i Këshillit të Evropës, Ambasadat e Gjermanisë dhe Italisë në Kosovë gjithashtu i kanë bërë thirrje Kuvendit që ta harmonizojë Ligjin me standardet europiane, para miratimit të tij.

Tutje në reagimin e AGK-së thuhet se “Gjuha e zotit Basha, fatkeqësisht, është reflektim i qëndrimeve dhe politikave të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Qeverisë së Kosovës kundër lirisë së mediave, lirisë së shprehjes dhe pluralitetitit medial në Kosovë”.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button