Një fëmijë has një mjet të pashpërthyer afër shtëpisë, lajmëron policinë

Një i mitur në fshatin Bolevc të Novobërdës të premten ka hasur një mjet të pashpërthyer në pyll rreth 100m afër shtëpisë.
“Njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet e PK-së për deminim ka tërhequr mjetin e dyshuar-granatë dore M 57, në mënyrë të sigurt”, thuhet në raportin ditor të Policisë.
Aty shkruan gjithashtu se lidhur me rastin është informuar edhe prokurori./21Media