Stano: Normalizimi i marrëdhënieve objektivë e BE-së, njohja reciproke rrjedhë logjike e normalizimit

Bashkimi Evropian tha se procesi i normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Seribsë nuk përfshinë njohjen reciproke por njohja, sipas tij, është rrjedhë logjike në fund të procesit të normalizimit. Një zëdhës i BE-së, Peter Stano, tha se Kosova dhe Serbia do të përcaktojnë në fund të procesit se çfarë nënkuptojnë me normalizimin dhe cilat do të jenë pasojat e tij. Stano e konfirmoi takimin e kryenegociatorëve Bislimi dhe Petkoviq që zhvillohet të marten në Bruksel pas takimit të dështuar të nivelit të lartë javën e kaluar.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, e cilësoi si objektiv të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë normalizimin e marrëdhënieve, por tha se njohja reciproke mes tyre në këtë fazë të procesit nuk është e paraparë. Stano tha se përkufizimi i normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të bëhet nga vetë palët në fund të procesit dhe nga pikëpamja se si ato e shohin këtë përfundim. Stano tha se mandati i dialogut dhe për BE-në është që të ndihmojë Kosovën dhe Serbinë që të normalizojnë marrëdhëniet e tyre.
“Kjo është detyra që i është dhënë BE-së si lehtësuese për të punuar duke ndihmuar të dyja palët për të arritur normalizimin e marrëdhënieve,. Nuk ka njohje aty, por natyrisht se rrjedhë logjike e normalizimit do të jetë njohja. Kjo është diçka larg në proces dhe pesë vendet anëtare mosnjohëse të BE-së do ta marrin vendimin e tyre bazuar në atë se çfarë shohin të jetë e domsodoshme dhe relevante. Kjo nuk është një çështje me të cilën merremi në kornizën e dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Detyra është normalizimi i marrëdhënieve, por cili është definimi i normalizimit në fund kur të arrijmë aty, ose më mirë kur palët të kenë arritur aty me ndihmën tonë, do të përcaktohet nga vetë ato se çfarë nënkuptojnë me normalizim dhe cilat do të jenë pasojat e normalizimit.
Një marrëveshje u arrit në Bruksel vitin e kaluar dhe palët u zotuan për zbatimin edhe të një aneks marrëvehsje për të cilën u pajtuan pa nënshkrim në Ohër një muaj më vonë. Marrëveshja u cilësua si bazë për procesin e normalizimit por palët prej më shumë se një viti hezituan ta zbatojnë atë. Bashkimi Evropian e cilësoi si obligative dhe tha se Serbia me marrëveshjen do ta njoh de facto Kosovën kurse kjo e fundit duhet të zbaotjë marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Pikërisht këto zotime të para një viti përplasën të dyja palët edh neë një takim të thirrur javën e kaluar nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell”, tha Stano.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ndërkohë po thuaj një javë më vonë konfirmoi një takim tjetër të paralajmëruar për të martën, ndërmjet kryenegociatorëve Bislimi e Petkoviq.
“Mund ta konfirmoj se nesër do të ketë takim në kuadër të dialogut Prishtinë- Beograd, në nivelin e kryenegociatorëve ashtu siç është paralajmëruar nga Përfaqësuesi i Lartë, të mërkurën e kaluar, pas takimit të nivelit të lartë të Presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Kurti. Prioritet i agjendës është përcaktuar nga një urgjencë e shkallës së lartë e fillimit të zbatimit të marrëveshjes në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha ai.
Marrëveshja e Brukselit, që u cilësua si hap drejt normalizimit thuhet të jetë bërë kusht për Serbinë, në kapitullin e 35 të saj në negociatat për anëtarësim me BE-në por njëkohësisht edhe për Kosovën në procesin e përafrimit me Bashkimin Evropian./21Media