Kryeministri francez do të qëndrojë në punë ‘përkohësisht’

Kryeministri francez, Gabriel Attal ka shkuar në Pallatin Elysée për të ofruar dorëheqjen te presidenti Emmanuel Macron, pas rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ku koalicioni i partive të majta doli i pari.
BBC raporton se Macron i ka kërkuar Attalit të qëndrojë si kryeministër për “stabilitetin e vendit”.
Attal tha se do të jepte dorëheqjen si kryeministër të dielën kur Ansambli qendror i Macron do të vinte i dyti pas Frontit të Ri Popullor të krahut të majtë (NFP).
34-vjeçari Attal bëri histori kur mori detyrën në fillim të këtij viti si kryeministri më i ri i Francës./21Media