Kaloni te përmbajtja kryesore

Arrestohet një i dyshuar për fajde në Pejë, Prokuroria jep detaje për RTV21

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, ka arrestuar sot një person në Pejë, nën dyshimin për fajde.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

“Prokurori i shtetit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë për hetimin e Krimit të Organizuar dhe sektorin e hetimeve rajonale të Policisë së Pejës, pas veprimeve të caktuara hetimore, ka arrestuar dhe ndaluar një person të dyshuar për veprën penale “Fajde”. Pas arrestimit, i dyshuari do intervistohet nga hetuesit policor, kurse prokurori i shtetit ka urdhëruar që i pandehuri të ndalohet për 48 orë. Brenda afatit ligjor, prokurori i shtetit do t’i ndërmarrë veprimet ligjore për sigurimin e prezencës se të pandehurit në procedurë penale”, ka thënë Nikçi.

Zëdhënësi i Prokurorisë ka ftuar të gjitha viktimat e fajdeve që pa hezitim t’i raportojnë rastet tek Prokurori i shtetit apo Policia e Kosovës./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button