Kaloni te përmbajtja kryesore

Arratiset njëri nga të dënuarit për vrasjen e Oliver Ivanoviq

Është arratisur Marko Roshiq, njëri nga katër të dënuarit për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Lajmi për portalin rtv21.tv është konfirmuar nga zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Po”, ka konfirmuar shkurt ai.

Më 28 qershor, Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë i ka dënuar më 20 vjet burgim katër të akuzuarit për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Në mesin e të dënuarve është edhe Marko Roshiq për “pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal” lidhur me “vrasje të rëndë, të cilit i është shqiptuar dënim me 8 vjet burgim dhe 10 mijë euro gjobë.

Asnjëri nga të akuzuarit nuk ishte prezent në sallën e gjyqit në momentin e shpalljes së aktgjykimit./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button