Spanja në finale të Euro 2024

(Lajm i përditësuar)
Spanja në finale të Euro 2024
Spanja është finalistja e parë në Euro 2024. Kundershtarin e Spanjës në fianle e përcakton ndeshja mes Holandës dhe Anglisë që luhet nesër.
Spanja ka fituar ndeshjen kundër Francës me rezultat 2 ;0.
Ka nisur pjesa e dytë e ballafaqimit ndërmjet Spanjës dhe Francës, sfidë e vlefshme për kualifikim në finale e madhe të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024.
Mbyllen 45 minutat drithërues mes Spanjës e Francës
Ashtu siç edhe pritej, pjesa e parë e gjysmëfinales së Kampionatit Evropian të futbollit ndërmjet Spanjës dhe Francës ishte spektakolare duke dhuruar tre gola fantastik.
Ballafaqimi nisi furishëm duke sjellë golin e parë pas vetëm nëntë minutave kur Kolo Muani i dha epërsinë 1-0 Francës pas asistimit nga Kylian Mbappe. Por, ky gol vetëm sa e frustroi “Furinë e Kuqe” e cila reagoi shpejtë duke e përmbyzur rezultatin në 2-1.
Fillimisht në minutën e 21’ shifrat e barazoi Lamine Yamal me një supergol, kurse vetëm pesë minuta më vonë Kounde realizoi autogol për t’I dhënë epërsinë spanjollëve.
Spanja ka përmbysur rezultatin
Spanja ka përmbysur rezultatin në ndeshjen ndaj Francës.
Për 2:1 spanjollët shënuan në minutën e 25-të. Pas goditjes së Dani Olmos, Kounde realizoi autogol.
Franca në epërsi që në minutat e parë të ndeshjes
Franca ka kaluar në epërsi kundër Spanjës që në minutat e parë të ndeshjes.
Golin për Francën e shënoi Kolo Muani.
Formacionet zyrtare të super gjysmëfinales
Kombëtarja e Spanjës sonte takohet me Francën në gjysmëfinalen e madhe të Kampionatit Europian, EURO2024.
Ndeshja fillon nga ora 21:00.
Ja formacionet zyrtare:
Spanja: Unai Simón; Jesús Navas, Nacho, Laporte, Cucurella; Dani Olmo, Rodri, Fabián Ruiz; Lamine Yamal, Morata, Nico Williams
Franca: Maignan; Koundé, Upamecano, Saliba, Theo Hernández; Kanté, Tchouaméni, Rabiot; Dembélé, Kolo Muani, Mbappé.