Katër të arrestuar, mashtruan një person duke ia marrë 280 mijë euro për një lokal

Katër persona janë arrestuar për mashtrim në Pejë.

Policia është informuar se dikush ishte duke u mashtruar nga disa persona që nga viti 2022. Viktima kishte deklaruar se këtyre personave u kishte dërguar 280 mijë euro që nga viti 2022 për blerjen e një lokali.

Më 9 korrik janë arrestuar dy persona, e dy ditë më pas janë arrestuar edhe dy të dyshuar të tjerë – F.D. e lindur më 1999, B.M. i lindur më 1992, M.N. i lindur më 1982, L.D. e lindur më 1994.

Tё dyshuarit janё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё./21Media

Back to top button