Konfirmohet arratisja e të burgosurit nga Burgu i Dubravës, Sallahu dhe Dibrani deklarohen nesër

Sipas njofitimit nga SHKK, konferenca do të mbahet nesër në orën 11:00 në Drejtorinë Qendrore të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Po ashtu bëhet e ditur se kjo konferencë do të drejtohet nga zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu dhe drejtori i Përgjithshëm i ShKK-së Ismail Dibrani.

“Në këtë konferencë do të jenë të pranishëm Zëvendësministri i Drejtësisë, z. Blerim Sallahu, dhe Drejtori i Përgjithshëm i SHKK-së, z. Ismail Dibrani, të cilët do të japin informacione të detajuara mbi këtë çështje dhe do të përgjigjen në pyetjet tuaja.Pjesëmarrja juaj është e mirëpritur dhe e rëndësishme për të informuar publikun saktësisht dhe në kohë për këtë ngjarje”, thuhet në njoftimin e tyre./21Media

Back to top button