Arrestohet një burrë në Dragash, ushtroi dhunë ndaj nënës
Është arrestuar i dyshuari burrë pasi që dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij, të hënën në Dragash.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull /goran pasi që i njëjti dyshohet se e kishte sulmuar fizikisht nënën e tij viktimen femër gorane”, thuhet në raportin e Policisë.
Policia bënë të ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Policia rastin e ka cilësuar “Dhunë në familje”./21Media