Gjendet i vdekur një shtetas serb në Obiliq

Një burrë, shtetas i Serbisë është gjetur i vdekur, të hënën në Obiliq.

Policia ka bërë të ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Sipas dëshmitarëve vdekja e viktimës ishte natyrale dhe nuk raportohet për të dyshuar”, thuhet në raportin 24 orësh.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion.

Policia rastin e ka cilësuar “Hetim i vdekjes”./21Media

Back to top button