Jep dorëheqje u.d drejtoresha e përgjithshme e RTK-së, Zana Spahiu

Ushtruesja detyrës së drejtoreshës se përgjithshme të RTK-së, Zana Spahiu ka ofruar dorëheqje nga kjo pozitë.
Lajmi është konfirmuar për televizionin publik nga vet Spahiu.
Dorëheqja e saj do të jetë efektive nga data 30 korrik, derisa ka bërë të ditur se më vonë do te flas edhe për arsyet e dorëheqjës.
Dorëheqja vjen pasi RTK ditë më parë ka publikuar një artikull nga një medium boshnjak, i cili përmend dy media kosovare se ‘financohen’ nga Serbia për të dëmtuar Qeverinë e Kosovës.
Për artikullin e publikuar janë distancuar edhe disa redaktorë të mediumit publik, ndërsa Bordi i RTK-së kishte kërkuar nga menaxhmenti themelimin e një komisioni për sqarim të detajuar të rastit.
Për artikullin e publikuar ka raguar edhe redaktori i lajmeve, Jeton Musliu, i cili edhe është distancuar nga ky publikim.