Dialogu Kosovë-Serbi, kush po humbë e kush po fiton?

Përfaqësues të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, fajësojnë Serbinë për pengim të përparimit në procesin e dialogut duke thënë se Kosova çdo herë ka qenë palë konstruktive. Sipas pushtetit deri më tani asnjëra palë nuk është fituese në këtë proces. Opozita dhe njohës të procesit të dialogut, ndërkaq vlerësojnë se në këtë proces deri më tani humbëse është vetëm Kosova.

Me gjithë përpjekjet e BE-së për të shënuar përparim në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, deri më tani në ka rezultat konkret as pas dërgimit të komenteve të palëve mbi procesin e zbatimit të marrëveshjes bazë.
Deputetë të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, fajësojnë Serbinë për destruktivitet në dialog.

Deputetja Arbëreshë Kryeziu vlerëson se deri më tani asnjëra nga palët nuk është fituese në këtë proces.

“S’mund ta themi më saktësi kush ka qenë këtij procesi që po vazhdon Ata se kane pranuar planin dhe fakti që s’kanë qenë të gatshëm ta nënshkruan s/kanë qenë të interesuar t’i përmbahet një marrëveshjeje të tillë. Serbia s’është e interesuar t’i bindet kërkesave që BE-ja i ka në raport me Kosovën dhe Serbinë. Pavarësisht përpjekjes tonë ka pasur pengesë të vazhdueshme. Sigurisht që ne kemi dëshmuar angazhim në dialog për dallim nga pala tjetër që s’është përmbajtur marrëveshjes d ka qenë bllokues e procesit dhe ka pamundësuar që dialogu të merr epilog është Serbia”, tha Kryeziu.

Opozita dhe njohës të dialogut, ndërkaq vlerësojnë se në këtë proces deri më tani humbëse është vetëm Kosova.
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj kritikon qeverinë e drejtuar nga kryeministri Kurti, për siç thotë, pozitën në të cilën e ka sjellë Kosovën në dialog.

“Në vazhdën e këtij procesi ajo që po humbë është Kosova. Kosova ka bërë një rrugëtim të gjatë të integrimit dh etani kemi ardhë në një situatë që nuk e kemi dëshiruar. Kjo qasje e qeverise Kurti me veprime populiste të pakoordinuara po i shkakton dëm Kosovës ….”, tha Kadrijaj.

Njohësi i procesit të dialogut, Arton Demhasaj, fajin ia adreson BE-në për mungesë të rezultateve në zbatimin e marrëveshjes bazë nga palët. Sipas tij, BE-ja duhet të ketë edhe rol të ndëshkuesit për palët moszbatuese.

“Me status Quon momentale fiton Serbia sepse ajo s’ka çka të humbë. Është duke negociuar më BE-në dhe nuk ka sanksione derisa Kosova ka …..Nuk është faji i palëve për moszbatim pro i BE-së. BE-ja duhet ta ketë rolin jo vetëm të ndërmjetësuesit, lehtësuesit por edhe të ndëshkuesit”, tha ai për rtv21.

Bashkimi Evropian ka kërkuar angazhim të palëve në arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese për normalizimin e raporteve./RTV21/21Media

Back to top button