Kaloni te përmbajtja kryesore

Avokati i familjes Osmani kërkon burgim të përjetshëm edhe për Arbër Sejdiun

Pas shpalljes së aktgjykimit nga Gjykata Themelore në Ferizaj, e cila ka dënuar të hënën me burgim të përjetshëm Dardan Krivaqën, ndërsa Arbër Sejdiun me 15 vjet burgim, në rigjykimin për rastin e vrasjes së Marigona Osmanit, avokati i familjes së Osmani, Gazmend Rexhepi ka deklaruar se është pjesërisht i kënaqur me shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarave të lartpërmendur.

Sipas tij, ekzistojnë prova se edhe Sejdiu është dashur të shpallet me burgim të përjetshëm.

Në anën tjetër, avokatja e Arbër Sejdiut, Arbnore Shefkiu ka thënë se ka vërejtje në rigjykimin e të dënuarit.

Ndryshe, Gjykata Themelore e Ferizajt me 4 gusht të 2023 e ka dënuar me burgim të përjetshëm Dardan Krivaqën për vrasjen e Marigona Osmanit, kurse i akuzuari tjetër, Arbër Sejdiu ishte dënuar me 15 vite burgim për ndihmën e kryerjes së veprës “vrasjes së rëndë”. Sejdiu ishte liruar nga vepra penale e ndihmës në dhunim.

Marigona Osmani është vrarë më 22 gusht të vitit 2021 në banesën e të akuzuarit kryesor, Dardan Krivaqa, në Ferizaj.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button