Kaloni te përmbajtja kryesore

MPJD pas incidentit me Presidenten në Shkup: Kemi kërkuar sqarime zyrtare nga autoritetet maqedone

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës(MPJD) ka reaguar për incidentin e që ndodhi në Aerporotin e Shkupit teksa ishte duke udhëtuar Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. MPJD thotë se kanë nkërkuar sqarime zyrtare nga Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Prishtinë dhe nga Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut.

“MPJD shqetësim ka mësuar rreth incidentit të shkaktuar në Aeroportin e Shkupit në raport me trajtimin jodinjitoz të Presidentes së Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përmes Ambasadës së Kosovës në Shkup, ka nisur mbledhjen e informatave dhe që në orët e hershme të mbrëmjes ka kërkuar sqarime zyrtare nga ambasada e Maqedonisë së Veriut në Prishtinë dhe nga Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut.”, thuhet në reagim.

“MPJD do të mbajë publikun të informuar për veprimet e mëtejshme, për të sqaruar këtë situatë dhe për t’u siguruar që incidente të tilla të mos ndodhin në të ardhmen në raport me krerët e shtetit tonë.”, përfundon njoftimi.

E

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button