Haxhiu – Bajqinovcit: Kur veriu rrezikonte pastrimin etnik, ti Mefi bëje gjimnastikë me “hellonka”

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, ka ngacmuar sot deputetët e PDK-së duke i akuzuar ata se nuk po e vizitojnë liqenin e Ujmanit.

“Pse deputetët e PDK-së nuk po e vizitojnë Ujmanin? A po e konsiderojnë ende si dhuratë e Rankoviqit e po e refuzojnë si akt patriotik?”, ka shkruar pak më herët Bajqinovci në Facebook.

Kësaj deklarate i ka reaguar deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili akuzoi Bajqinovcin se partia e tij kishte penguar rindërtimin e shtëpive në veri derisa në pushtet ishte PDK-ja.

“Ne kemi ndërtuar shtëpitë e shqiptarëve në veri nën breshërinë të plumbave, nuk e kena ba për foto fb, por për vendin tonë, as nuk ju kena ftuar me na ndihmu se ju ishit të rreshtuar njëjtë me politiken e UNMIK-ut dhe Serbisë duke e penguar rindërtimin në Veri”, ka shkruar Haxhiu.

Ai tha se deputetët e Vetëvendosjes po pozojnë te Ujmani duke i pasë roje Policinë e Kosovës.

 

Back to top button