KFOR-i ripërsëritë se vendimi për hapjen e Urës së Ibrit duhet të merret në dialog

KFOR-i ka reaguar lidhur me hapjen e Urës së Ibrit, duke thënë se çdo vendim për hapjen e Urës së Ibrit duhet të bëhet brenda kornizës së dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Përmes një komunikate për media, KFOR ka thënë se njësitetet e saj mbajnë prani të përhershme dhe fikse në urë dhe do të vazhdojnë të kryejnë patrullime të rregullta në zonat përreth për të garantuar stabilitet dhe siguri.

“Qëndrimi i KFOR-it ka qenë i qartë dhe konstant gjatë gjithë kohës. Çdo vendim në lidhje me hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër duhet të bëhet përbrenda kornizës së dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja mes Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.

Një reagim të tillë KFOR e ka bërë edhe dje në një prononcim për RTV21.

KFOR ka bërë me dije se është i gatshëm të kontribuojë në një mjedis të sigurt duke përfshirë një prani fikse në urën e Mitrovicës dhe patrullime të rregullta në zonat përreth./21Media

Back to top button