Kosova në mesin e tri shteteve që udhëheqin listën e medaljeve për numër të sportistëve

Kosova momentalisht është në mesin e tri shteteve që udhëheqin listën e medaljeve për numër të sportistëve pjesëmarrës në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

“Dy medalje nga nëntë sportistë kanë bërë një lojë efikase në Paris për Kosovën, një vend i vogël pa dalje në det në Evropën Juglindore. Të dyja medaljet erdhën në xhudo për femra (argjendi në 52 kilogramë dhe bronzi në 63 kg)”.

Ekipi ynë me vetëm nëntë sportistë fitoi dy medalje. Dy vendet tjera në top-treshe janë, St. Lusia dhe Dominika.

Vlerësimin e ka bërë gazeta e njohur “New York Times”, e cila në krye të shkrimin ka vendosur foton e medalistes tonë të argjendtë, Distria Krasniqi.

 

Back to top button