Aksident me fatalitet në Komoran

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar në orët e para të së shtunës si pasojë e një aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë më saktësisht në fshatin Komoran.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

“Rreth orës 00:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë (fshati Komran). Në aksident janë përfshirë dy automjete (një veturë dhe një kamion). Si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë pësuar lëndime trupore”, ka thënë Krasniqi.

Ai tha se njësitet relevante policore janë marrë me aksidentin/21Media

Back to top button