Rama: Mbi 238 mijë nxënës të arsimit bazë dhe të mesëm përfitojnë libra falas

Më shumë se 238 mijë nxënës të arsimit bazë dhe të mesëm do të marrin libra falas me nisjen e vitit të ri shkollor.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama shkruan përmes një postimi në “Facebook” se kjo është një mbështetje e drejtpërdrejtë për familjet në prag të vitit të ri shkollor.
“Mirëmëngjes dhe me fillimin e shpërndarjes së librave shkollorë FALAS për më shumë se 238 mijë nxënës të arsimit bazë dhe atij të mesëm, një mbështetje e drejtpërdrejtë për familjet në prag të vitit të ri shkollor, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?