Arrestohet edhe një person për rastin e vrasjes në Aktash, dyshohet për manipulim me prova

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar dje nga Policia e Kosovës, pasi i njëjti dyshohet se është përfshirë në ngjarjen e rëndë që ndodhi më 1 shtator në lagjen Aktash në Prishtinë
Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24-orësh të PK-së, ku thuhet se i arrestuari i tij është bërë nën dyshimin se ka manipuluar me prova.
“Lidhur me rastin e lartcekur të datës së lartcekur, me datën 11.09.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se ka kryer veprën penale manipulim me prova”, thuhet në njoftim.
Pas intervistimit nga organet e hetuesisë, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ndryshe, si pasojë e një përleshjeje të armatosur mes dy familjeve Sekiraqa dhe Gashi (Capave) ka mbetur i vrarë një person dhe janë plagosur pesë të tjerë, të cilët ndodhen nën masën e paraburgimit për një muaj./BetimipërDrejtësi
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?