Pasojat që do të ketë Kosova nëse nuk ftohet në CEFTA dhe Proces të Berlinit sipas analistëve

Njohësi i çështjeve ekonomike Safet Gërxhaliu në “Click” të RTV21 tha se Kosova do te këtë pasoja ekonomike nëse Kosova nuk do të ftohet në takimet e CEFTA-s dhe në proces të Berlinit.
“ Në Kosovë kur flitet për Sarrazin në një farë formë përkufiziohet me Gjermaninë por po harrojnë se emri i tij lidhet me të gjitha shtetet që janë pjesë e Procesit të Berlinit. Kjo bllokadë po ndodhë në një kohë kur të gjitha shtetet e Rajonit bëjnë plane për rritje ekonomike deri në vitin 2027 apo 2030. Ne po flasim për 6 miliardë në dispozicion deri në vititn 2027 …në qoftë se ne do të jemi të izoluar në këtë drejtim atëherë pasojat ekonomike do të jenë shumë të larta…ekonomia e Kosovës nuk do të mund të zhvillohet pa investor të huaj, kush do të vijë të investojë në një Kosovë nën masa, në një Kosovë e cila është në luftë me CEFT-ën dhe hap frone në Ballkanit Perëndimor”, tha ai duke shtuar se realiteti është shumë më i keq se sa që prezantohet.
E me këtë u pajtua edhe njohësi tjetër i çështjeve ekonomike, Erton Begaj.
“Situata nuk duket premtuese sepse Kosova po shihet si palë destruktive në nismat rajonale dhe në proceset integruese evropiane dhe tash për të nivelizuar debatin ne kemi pasur shumë qeveri të cilat e kanë luajtur vallen e Bashkimit Evropian, mirëpo rezultatet nuk kanë qenë edhe në atë kohë të mira , sepse Kosova historikisht nuk ka tërhequr investitor të huaj”, tha ai./21Media