Rohde uron Osmanin për çmimin që mori në Gjermani

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka uruar Presidenten Vjosa Osmani për çmimin të cilin u nderua   të enjten në Potsdam të Gjermanisë.

Rohde ka thënë se ky çmim njeh përkushtimin e Osmanit ndaj lirisë së mediave.

“Urime për Presidente Vjosa Osmani për marrjen e çmimit M100 Media në Potsdam ! Ky çmim jo vetëm që njeh përkushtimin tuaj ndaj lirisë së medias – një shtyllë kyçe e çdo demokracie – por gjithashtu thekson pritshmërinë e fortë për angazhim të vazhdueshëm në ruajtjen e saj!”, ka shkruar Osmani.

Derisa Osmani pas marrjes së çmimit ka deklaruar se demokracia, sundimi i ligjit, integrimi i Republikës së Kosovës në strukturat euroatlantike, janë dhe do të jenë gjithnjë udhërrëfyes në rrugën përpara./21Media

Back to top button