Kaloni te përmbajtja kryesore

Përmbytje në Europë, nisin evakuimet në Poloni, humbin jetën 5 persona

Polonia është përfshirë nga përmbytje të shumta, ku si pasojë kanë humbur jetën 5 persona.

Kryeministri Donald Tusk, tha se autoritet do të evakuojnë banorët dhe qeveria do të japë mbështetje fianciare për të prekurit.

Evakuime si pasojë e përmbytjeve të shumta u bënë edhe në Republikën Çeke, Austri dhe Rumani. Shumica e territorit të Republikës Çeke u prek nga shiu i dendur dhe autoritetet shpallën paralajmërime për përmbytje masive në rreth 100 zona.

Lumi Oder që rrjedh në Poloni arriti nivele ekstreme në Ostrava, qyteti i tretë më i madh çek.

Shumë pjesë të qytetit ishin nën ujë dhe janë ngritur qendra për ata që duhej të evakuoheshin. Ndërkohë, edhe  Hungaria po përgatitet për reshje dhe përmbytje.

Meteorologët thonë se Europa Qëndrore po përballet më përmbytjen më të madhe të regjistruar dekadat e fundit.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button