Jasharaj: Edhe kjo qeveri është e korruptuar po më pak se ato paraprake

(Lajm i përditësuar)
Jasharaj thotë se edhe kjo qeveri ishte e korruptuar po më pak se ato paraprake
Analsiti Durim Jasharaj pranoi se në këtë Qeveri ka pasur korrupsion, megjithatë sipas tij korrupsioni ka qenë më i vogël se qeveritë e kaluara.
“Ju e keni vetëm rastin e drejtorit të KEK, njeri që është vendosur nga Qeveria Kurti, unë mund të them se kjo qeveri ka vjedhur me pak se ata të mëparshmit. “, u shprej Jasharaj.
Jasharaj: Kurti nuk ka shumë çka për të cilën mundet me u krenu
Analisti Durim Jasharaj në emisionin “Click” në RTV21, tha se Vetëvendosje erdhi në pushtet erdhi si rezultat i keqeverisjes 20 vjeçare dhe jo për shkak të ofertës që kishte si parti opozitare në atë kohë.
“Kurti nuk ka shumë çka për të cilën mundet me u krenu edhe mundet me ofru sit ë arritur dhe rezultate më të cilat ka me kërku edhe një tjetër mandate, por dorën në zemër nëse kthemi 4 vitet pas, dhe nëse i shohim programet flasim edhe për programin e tij duket sikur edhe s’mund ta gjykojmë shumë”, tha Jasharaj.
Ai tha se vota për Vetëvendosjen ishte si rezultat i pakënaqesisë që kishin qytetarët me partitë që atëherë ishin në pushtet.
“ Vetëvendosje e ka pasur edhe elementin e pastërtisë sepse nuk ka qeverisur asnjëherë pushtet dhe Kurti është parë si njeri i pakorruptuar”, tha Jasharaj./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?