Kaloni te përmbajtja kryesore

Uragani “Milton, Biden: Është stuhia e shekullit, ndiqni udhëzimet për evakuim

Uragani “Milton” godet pjesën jugore të Floridas. Erërat e forta kanë filluar të ngrenë nivelin e ujit në disa rajone. Uragani i cili u fuqizua brenda 24 orëve duke u klasifikuar momentalisht i kategorisë 4 ndodhet disa kilometra larg Tampes dhe Orlandos, dy qytetet që pritet të goditen rënde si pasojë edhe e erërave që shkojnë deri në 250 km në orë.

Presidenti Amerikan, Joe Biden në orët e vona ka bërë një thirrje për uraganin të cilin tha se është stuhia e shekullit.

Ai kërkoi nga qytetarët që të bashkëpunojnë me autoritetet dhe t’i përgjigjen thirrjes për zhvendosje në zonat e sigurta.

Ndërkohë sipas ekspertëve rreth 3% e prodhimit të brendshëm bruto të Amerikës ndodhet pikërisht në rrugën që pritet të përshkruaj Uragani.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button